Punonjës së Policisë së Shtetit iu përgjigjën thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Në shenjë solidariteti dhe përgjegjshmërie ndaj misionit fisnik që kanë, punonjësit e Policisë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit iu bashkuan zinxhirit të dhuruesve të gjakut, me qëllim përmbushjen e nevojës aktuale për gjak, për fëmijët në nevojë për të, në vendin tonë. “Një kontribut i tillë rrit dhe fisnikëron përgjegjësinë tonë qytetare, si dhe na motivon më shumë për përmbushjen e detyrave tona, në mbrojtje të jetës dhe në garantim të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. https://ata.gov.al/2022/08/07/punonjesit-e-policise-se-shtetit-dhurojne-gjak/