Dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë dhe për nevojat e spitaleve vazhdon në të gjithë vendin. Punonjës të Portit të Durrësit, Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, si dhe stafi i Universitetit Bujqësor të Tiranës iu bashkuan fushatës së dhurimit të gjakut. Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu falënderon të gjithë ata që iu bashkuan kësaj fushate. “Faleminderit punonjësve të Portit të Durrësit, Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, si dhe stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës që iu bashkuat fushatës së dhurimit të gjakut”, shkruan ministrja në rrjetet sociale. Shumë punonjës të institucioneve qendrore dhe vendore që i janë bashkuar fushatës së MSHMS-së për dhurim vullnetar të gjakut.
Punonjës të institucioneve i bashkohen fushatës së dhurimit të gjakut
RELATED ARTICLES