Tuneli i Llogorasë konsiderohet një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit. Tuneli i Llogorasë parashikohet të ketë një gjatësi prej 5.9 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta. Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe më gjerë.