Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm.Ndërtimi i këtij segmenti do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit, duke e bërë më të lehtë qarkullimin përgjatë aksit Leskovik-Përmet-Këlcyrë-Memaliaj-Berat, një itinerar me potencial të madh për turizmin natyror dhe kulturor.
Sipas planifikimeve, duke nisur nga viti i ardhshëm, rruga Berat-Ballaban do të kthehet në një arterie të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
Aksi nis në dalje të qytetit të Beratit dhe përfundon pranë urës së Ballabanit, duke lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë disa zona rurale me potencial të lartë zhvillimi.





