Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPunësimi u rrit me 4.2%

Punësimi u rrit me 4.2%

Tregu i punës në tremujorin e tretë të këtij viti shfaqi një ecuri mjaft pozitive, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas statistikave të publikuar nga BSH-ja, punësimi në ekonomi u rrit me 4.2% në terma vjetorë dhe norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.6%. Tregues pozitiv ndërkohë shënohen edhe në drejtim të rritjes së pagës mesatare. “Paga mesatare në sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 12.4%”, bën të ditur BSH-ja. Kjo ecuri dëshmon se kërkesa agregate në vend mbetet solide, e mjaftueshme për të gjeneruar rritje punësimi dhe pagash. Ajo ilustron, po ashtu, faktin se bazat e rritjes ekonomike të vendit janë relativisht të shëndetshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments