Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIPunësimi në sektorin bankar u rrit me 4.3%

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 4.3%

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 4.3% vitin e kaluar. Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2023, bankat raportuan për 7024 të punësuar. Punësimi në sektorin bankar është rritur për të pestin vit radhazi dhe ka kaluar nivelin e mëparshëm më të lartë, që ishte regjistruar në vitin 2016. Në fund të vitit 2023, 11 bankat tregtare raportuan për 385 degë. Sipas ekspertëve, punësimi në sektorin bankar është mbështetur nga ecuria pozitive e biznesit dhe nga zgjerimi i shërbimeve të bankingut në distancë.

Rritja e digjitalizimit po sjell më pak nevojë për punonjës në degë, por ajo po kompensohet nga zgjerimi i stafeve të lidhura me shërbimet që mbështeten te teknologjia, si edhe rritja e punësimit në pozicionet administrative, duke ndjekur edhe një cikël të natyrshëm të rritjes së biznesit. Gjithashtu, rritja e aktivitetit, performanca e mirë financiare dhe rezultatet fitimprurëse po mbështesin një zgjerim të vazhdueshëm të punësimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ