Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALEPullë postare në mbështetje të luftës për mbrojtjen e civilëve në Ukrainë

Pullë postare në mbështetje të luftës për mbrojtjen e civilëve në Ukrainë

Posta Shqiptare nxori në qarkullim pullën postare në mbështetje të luftës për mbrojtjen e civilëve, me tematikë “UKRAINA: Bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vjet”. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se të ardhurat nga shitja e pullave do të shkojnë për mbledhjen e fondeve me qëllim sigurimin e pajisjeve të demontimit.

Pulla u nxor në ditën e Samitit për Ukrainën që do të mbahet në Tiranë. “Posta Shqiptare, si operator postar i një prej vendeve anëtare të NATO-s, i është bashkuar projektit të emetimit të një pulle postare, ku të ardhurat nga shitja e së cilës do të shkojnë për mbledhjen e fondeve me qëllim sigurimin e pajisjeve të demontimit”, tha Balluku. Pulla mund të gjendet pranë dyqanit të Filatelisë ose të porositet lehtësisht online.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments