Përdorimi i teknologjisë digjitale vitet e fundit ka ndikuar ndjeshëm në mënyrën se si njerëzit shkruajnë dhe komunikojnë.
Si pasojë, shkrimi i dorës po përdoret gjithnjë e më pak, veçanërisht nga fëmijët dhe të rinjtë. Në këtë kontekst, UNESCO ka propozuar një projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, duke synuar ruajtjen e tij si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit.
Shkrimi i dorës ka një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e nxënësve, sidomos në arsimin fillor dhe ciklin e lartë të shkollës 9-vjeçare.





