Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIPse obeziteti pasqyron fytyrën e kequshqyerjes?!

Pse obeziteti pasqyron fytyrën e kequshqyerjes?!

Fytyra e kequshqyerjes ka ndryshuar në mënyrë drastike në 30 vitet e fundit: mbi një miliard njerëz në botë janë të prekur nga obeziteti, një gjendje që po përshpejtohet në shumicën e vendeve si pasojë e mungesës së lëndëve ushqyese adekuate, shkruan focus.it. Një analizë e përpiluar nga mbi 1500 shkencëtarë dhe e botuar në revistën prestigjioze mjekësore Lancet përshkruan një profil të epidemisë globale të obezitetit. Akoma më alarmante po të shikosh situatën mes të rinjve. Sipas studimit, i cili analizoi të dhënat mbi indeksin e masës trupore të 220 milionë njerëzve të moshës 5 vjeç e lart e lart, normat globale të obezitetit midis fëmijëve dhe adoleshentëve u katërfishuan nga viti 1990 në 2022; në të njëjtën periudhë, normat e obezitetit tek të rriturit janë më shumë se dyfishuar.

Në total, në vitin 2022 kishte 159 milionë fëmijë dhe adoleshentë me obezitet dhe 879 milionë të rritur me të njëjtën gjendje. Ndërmjet viteve 1990 dhe 2022, përqindja e fëmijëve dhe adoleshentëve nën peshë ra me një të pestën te vajzat dhe me më shumë se një të tretën tek djemtë; ndërsa numri i të rriturve nën peshë është më shumë se përgjysmuar, pavarësisht rritjes së popullsisë botërore. Në vitin 2022, 77 milionë vajza dhe 108 milionë djem ishin nën peshë; 183 milionë femra të rritura dhe 164 milionë meshkuj. Sipas të dhënave në shumicën e vendeve të botës sot ka një numër më të madh të personave me mbipeshë sesa nënpeshë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments