Wednesday, April 2, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIPse obeziteti heq kënaqësinë e ushqimit?

Pse obeziteti heq kënaqësinë e ushqimit?

Mund të duket kundërintuitive, por kënaqësia e të ngrënit, edhe kur përfshin ushqim të padëshiruar, është thelbësore për të mbajtur një peshë optimale sipas një studimi të botuar në revistën ”Nature”, i cili ka zbuluar pse obeziteti e largon këtë kënaqësi.

Rezultati hap rrugën drejt një strategjie të mundshme për ta rikthyer atë dhe për të ndihmuar kështu procesin e humbjes së peshës.

Kjo është demonstruar nga eksperimentet e kryera në minj nga studiues të udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley, të cilët kanë identifikuar shkakun e mundshëm të fenomenit: një dietë e pasur me ushqime yndyrore dhe me kalori ul nivelet e molekulës së quajtur neurotensin, e cila ndërvepron me qarkun e trurit të dopaminës që është baza e ndjesisë së kënaqësisë dhe shpërblimit.

“Një dietë me yndyrë të lartë ndryshon trurin, duke çuar në nivele më të ulëta të neurotenzinës, e cila nga ana tjetër ndryshon mënyrën se si ne hamë dhe reagojmë ndaj këtyre ushqimeve”, thotë Stephan Lammel, i cili koordinoi studimin.

“Ne kemi gjetur një mënyrë për të rikthyer dëshirën për ushqime me kalori të lartë që në fakt mund të ndihmojë me menaxhimin e peshës”, shton ai.

Studiuesit vunë re se, kur iu dha mundësia, minjtë në një dietë normale hëngrën menjëherë gjalpin e kikirikut, fasulet pelte dhe çokollatën, ndërsa kafshët e dhjamosura treguan shumë më pak dëshirë për këto ushqime me kalori të lartë: kjo ndodh sepse, në këto të fundit, nivelet e neurotenzinës në disa rajone të trurit ishin shumë më të ulëta se normalja.

Në fakt, kur autorët e studimit e restauruan artificialisht këtë molekulë, duke vepruar në nivel gjenetik, apo duke i kthyer minjtë obezë në një dietë normale, u kthye edhe interesi për ushqimin e shpejtë dhe kafshët jo vetëm humbën peshë, por shfaqën edhe sjellje më pak të ankthshme.

“Kjo nuk do t’ju bënte imun ndaj të qenit obez përsëri”, thotë Lammel, “por do të ndihmonte në kthimin e sjelljes suaj të të ngrënit në normalitet”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ