Ndonjëherë të harrojmë se ku janë çelësat e shtëpisë ose të mos kujtojmë menjëherë emrin e atij aktori të madh që bëri atë film të famshëm, nuk ka pse të na trembë: pak harresë, me pak fjalë, është jo vetëm normale, por edhe dobiprurëse. Heqja e kujtimeve Përfitimet e të mos kujtuarit, wshtw puna më e fundit nga Scott Small, profesor i neurologjisë dhe psikiatrisë, i cili drejton Qendrën Kërkimore të Alzheimerit të Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork. Scott Small, i cili lufton çdo ditë me gabimet e kujtesës së pacientëve të tij, shpjegon në një mënyrë të thjeshtë por të thelluar se si, për një tru të shëndetshëm, aftësia për të harruar është po aq thelbësore sa aftësia për të kujtuar. Dhe se heqja e kujtimeve nuk është një proces pasiv, por një veprim aktiv thelbësor për të reduktuar zhurmën e sfondit të informacionit të padobishëm. “Aftësia për të harruar atë që nuk është thelbësore e ndihmon trurin të mendojë më mirë, t’i japë përparësi vetes, të marrë vendime më të shpejta dhe më të mira dhe gjithashtu të jetë më kreativ. Si përfundim, harresa normale, e balancuar me një kujtesë adekuate, na jep një mendje më fleksibël”, shpjegon eksperti. “Ata që kujtojnë në detaje atë që hëngrën për drekë tridhjetë vjet më parë nuk janë më të aftë se kushdo tjetër për të kujtuar një numër telefoni ose ku i vendosin çelësat, sepse kujtesa e hekurt është vetëm ajo autobiografike, një për faktet e jetës. Dhe ta kesh atë nuk është një avantazh: të kujtosh çdo dhimbjhttps://ata.gov.al/2022/05/07/pse-memoria-e-ulet-ju-ben-te-jetoni-me-mire/e, keqardhje, përvojë traumatike burgos në një ekzistencë të vuajtur”, shton eksperti.
Pse memoria e ulët ju bën të jetoni më mirë?
RELATED ARTICLES