Monday, April 21, 2025
HomeLAJMEPse jemi më të rrezikuar nga sëmundjet kur jemi të stresuar

Pse jemi më të rrezikuar nga sëmundjet kur jemi të stresuar

Stresi ndikon direkt në shëndetin mendor dhe atë fizik. Trupi aktivizon mekanizmin e njohur si ‘lufto ose ik” teksa njeriu përballet me stresin. Ky lloj mekanizmi ka si qëllim që të ndihmojë organizmin t’i mbijetojë një situate potencialisht të rrezikshme. Ai nxit çlirimin e disa hormoneve, që mund të ngadalësojnë funksionet e sistemit imunitar, rrisin tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.
Në momentin që organizmi percepton që rreziku është larguar, njeriu është në gjendje që të qetësohet dhe funksionet rikthehen në normalitet.
Nëse stresi vijon në mënyrë të vazhdueshme, mekanizmi “lufto ose ik” është gjithë kohës aktiv dhe çliron hormone që nënshtrojnë sistemin imunitar. Kështu, njeriu është tepër i brishtë ndaj sëmundjeve.
Por si të përballeni me stresin?
Ekspertët japin disa këshilla për tu përballur më lehtë me stresin dhe pasojat. Hiqni dorë nga teknologjia për disa orë në ditë dhe kaloni më shumë kohë në natyrë. 10 minuta në natyrë kanë një ndikim zbutës të stresit. Lexoni një libër. Bëni joga. Kryeni 30 minuta aktivitet fizik. Gatuani një vakt të shëndetshëm për veten dhe familjen.

Mbani ditar për ngjarjet e ditës. Flisni me një shok/shoqe, të afërm ose dikë që e doni dhe ju përkrah. Instaloni aplikacione që ndihmojnë në qetësim, ose kundër stresit. Këto aplikacione në telefonin tuaj ju ndihmojnë dhe ju tregojnë si të meditoni, merrni frymë dhe shkëputeni nga situatat stresuese. Një njeri i stresuar është konfuz dhe i paqartë në mendime dhe flet shumë shpejt. Praktikoni të folurën e ngadaltë duke u përqendruar tek fjalët, mendimet dhe reagimet. Pini ujë, sepse dehidratimi shton ankthin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ