Truri i njeriut për të gjitha proceset që realizon ka nevojë për shumë energji, ashtu që shpesh shkon në kundërshtim me pjesën tjetër të organizmit. Në situata stresuese, truri tërheq rreth 90 për qind të glukozës ditore, përkundër se truri përbën vetëm dy për qind të masës trupore. Ai në fakt na detyron për konsumim më të madh të sheqerit dhe karbohidrateve. Në mënyrë që organizmi të përballet më mirë me stresin, rritet niveli i sheqerit në gjak, ndërsa kjo ndodh duke ndërprerë prodhimin e insulinës. Puna kryesore e insulinës është që të zvogëlojë nivelin e glukozës në gjak dhe ta bartë atë në inde. Muskujt dhe indet yndyrore kanë nevojë për insulinë çdo ditë, sepse u mundëson marrjen e glukozës. Nga ana tjetër, truri duke zvogëluar prodhimin e insulinës, merr për vete më shumë glukozë nga gjaku. Kur njerëzit janë nën stres, ata reagojnë në dy mënyra: ose bëhen depresivë ose trashen. Personat depresivë si pasojë e stresit harrojnë të hanë. Ndërsa ata që hanë më pak, automatikisht janë nën ndikim më të madh të gjendjes psikike. Personat të cilët si pasojë e stresit hanë më shumë, janë të qetë sepse ushqimi në njëfarë mënyrë është katalizator i stresit. Ata reagojnë mirë ndaj presionit dhe madje nxisin prodhimin e “preparateve vetjake të qetësimit”, të cilat lehtësojnë pasojat e stresit, ndërsa kjo njëkohësisht do të thotë se nuk ndalet prodhimi i insulinës. Truri vlerëson se nuk merr sheqer të mjaftueshëm dhe kërkon më shumë. Nëse jeni nën stres të vazhdueshëm vjen deri te shtimi i konsumimit të ushqimit që do të thotë se çdo tentim i humbjes së kilogramëve është mision i pamundur. Truri ynë drejton ndjenjën tonë të urisë dhe nevojën për sheqer dhe ai do të mundohet që ta sigurojë sasinë e nevojshme të sheqerit për vete. Është lehtë të thuhet, zvogëlojeni presionin e përditshëm dhe stresin. Megjithatë, ekzistojnë metoda të cilat mund ta lehtësojnë stresin.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614708