Ndonëse qeveria shqiptare me në krye Sulejman Delvinën, ngriti administratën dhe krijoi ushtrinë kombëtare për mbrojtjen e atdheut, rreziku për të hyrë ushtritë e huaja ishte ende i madh në vitet ’20. Për këtë arsye u nënshkrua protokolli, i cili njihet në histori si Protokolli i Kapshticës dhe që ndaloi hyrjen e ushtrisë greke në jug të Shqipërisë. Me këtë nënshkrim të dy qeverive u ndal rreziku, por po ashtu u njohën edhe kufijtë e përcaktuar në vitin 1913. Por, ndonëse u sigurua jugu, 23 fshatra shqiptare ngelën jashtë kufijve të Shqipërisë dhe në duar të grekëve. Këto akte të qeverisë të kryesuar nga Sulejman Delvina, vinin si angazhim për thirrjet e vazhdueshme që Shqipëria të pranohej në Kombet e Bashkuara.