Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEKOSOVA​Protestë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

​Protestë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, gjykimi ndaj të cilëve ka filluar sot. Veprimtarja Lindita Haxhiu-Zeqiri ka thënë se lufta e çlirimtare ishte e drejtë dhe e përkrahur nga bota demokratike prandaj sipas saj cilësimi si ndërmarrje e përbashkët kriminale dhe përndjekja e çlirimtarëve është kontradiktore. “Ne ishim viktimë kolektive e një shteti gjenocidal. Nuk po kërkojmë as më pak e as më shumë sesa drejtësi. Njëkohësisht, nuk po kërkojmë që t’u mohohet drejtësia viktimave të çfarëdo krimi të kryer gjatë dhe pas luftës për hesape personale. Mirëpo, kërkojmë që përgjegjësia të mos i faturohet martirëve, as dëshmorëve, të cilët vetëdijshëm paguan me jetët e tyre çmimin e lirisë sonë kolektive e as UÇK-së. Nuk lejojmë që liria jonë të cilësohet si ndërmarrje përbashkët kriminale… Kjo protestë është fillimi i shfaqjes se revoltës publike për mbajtje në jo liri të lirisë. Aktivitetet tona do vazhdojnë deri sa akterët e lirisë nuk lirohen e kthehen vendit e familjes”, ka thënë ajo. Protesta në Hagë është paraparë të vazhdojë deri në orën 13:00. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ