Pedagogët zhvilluan sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, për rritje pagash dhe arsim më cilësor. Me pankarta në duar “Arsim cilësor, pagë dinjitoze”, “Stop mizerjes ekonomike të universiteteve”, “Pa financim s’ka zhvillim”, pedagogët kërkuan reagim nga qeveria dhe Ministria e Arsimit. Duke folur për kërkesat, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se “ne kërkojmë rritje të buxhetit të arsimit të lartë në masën 1% të PBB, ku 0.3% të shkojë për kërkimin shkencor, të vlerësohet puna e stafit akademik me një vlerësim financiar jo më të vogël se kolegët e tyre në Kosovë, tarifat e studentëve shqiptarë të jenë jo më shumë se e të rinjve në Kosovë. Stafi ndihmës akademik e administrativ i universiteteve dhe pedagogët të përfshihen në rritjen e rrogave nga të e ardhurat dytësore si kontribues direkt në krijimin e këtyre të ardhurave”. Viti i ri akademik, më 17 tetor, nisi me bojkotin e pedagogëve të universiteteve publike, të cilët paraqitën si kërkesë kryesore rritjen e pagave.https://ata.gov.al/2022/11/24/pedagoget-proteste-para-kuvendit-kerkojne-rritje-pagash-dhe-arsim-me-cilesor/