Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEProtesta në stadiumin e Kavajës, detaje të dosjes së ish-Sigurimit

Protesta në stadiumin e Kavajës, detaje të dosjes së ish-Sigurimit

Në stadiumin e Kavajës pati protesta gjatë ndeshjes Besa-Partizani, ku mbarë qyteti u ngrit në këmbë e protestoi fuqishëm me parullat “Poshtë diktatura”, “Liri-demokraci”, “Poshtë Nexhmije Hoxha”. Numri i të rinjve, sipas raportimeev të Sigurimit të Shtetit ishte prej 200-300 veta. Pas kësaj, djemtë e Kavajës u përleshën me forcat policore disa prej tyre u arrestuan. Dy punëtorë të fabrikës së Gozhdë Bullonave mes tyre Rexhep Rugeja dhe Ilir Rugeja u rrahën nga policia. Dhjetëra arrestime u bënë asokohe. Protesta dhe pse jo të përditshme vijuan.

Në 10 korrik, të po atij viti, do të vritej 21-vjeçari Josif Budo, pjesmarrës në këto protesta. Dosja nr. 641 vitit 1990, “Mbi ngjarjet e ndodhura në qytetin e Kavajës, komentet, reagimet, arrestimet dhe masat e mara si dhe plagosja e një polici, etj. “ përmban dokumente zyrtare, raporte e urdhëresa mbi këtë ngjarje, që kanë nisur të krijohen në 2.03.1990 dhe kanë përfunduar më 14.12.1990. AIDSSH informon se sipas raporteve të policisë së kohës: “Në datën 26.03.1990 një grup keqbërësish mblidhen para rajonit të policisë, thyejnë xhama dhe hedhin parulla armiqësore: “Liri Demokraci”, “Poshtë diktatura”, “Poshtë dinastia”.

Kjo ngjarje ndodhi pas ndeshjes “Besa”-“Partizani” në stadiumin e Kavajës. Një natë më parë ishin shpërndarë fletushka me thirrjen për të protestuar në minutën e ’80 të ndeshjes, kundër vështirësive ekonomike dhe udhëheqjes. Thirrjet për protestë në ndeshjen “Besa”- “Partizani” në minutën e ‘80 të ngrihemi lart e të thërrasin pa pushim “Liri- Demokraci”, “Le t’i lajmë me gjakun tonë shkallët e stadiumit. “Propaganda komuniste është fund e krye mashtrim.” Numri i të rinjve ishte prej 200-300 veta, sipas raportimeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments