Dhjetor 1919 Shqipëria u vendos nën protektoratin e Italisë.
Në memorandumin e përpiluar më 9 dhjetor 1919 prej Georges Clemenceau, asokohe kryeministër i Francës, shkruhej: “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e Britanisë dhe e Francës, dëshirojnë të njohin pavarësinë e shtetit shqiptar. Ato vlerësojnë se shteti shqiptar do të ketë nevojë në limitet e përcaktuara në paragrafin 4 të artikullit 22 të Statutit të Kombeve të Bashkuara, për këshillimin dhe ndihmesën administrative të një prej Fuqive të Mëdha. Për nga pozicioni gjeografik dhe kapacitetit ekonomik, Italia ka treguar në lartësinë e kësaj detyre”.
Sovraniteti i qytetit të Vlorës i atribuohej Italisë, në përputhje me udhëzimet e artikullit 6 të Traktatit të Londrës së vitit 1915. Në shenjë revolte, më 29 janar 1920, u mblodh “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare Vlorë”. Sulmi karshi garnizonit italian filloi që më 6 qershor 1920. Sulmet u zhvilluan në disa lokalitete: në gjirin e Vlorës, në Ujin e Ftohtë, në Vlorë-Kaninë, në Panaja, në Llogora, në Himarë, në Selenicë, në Gjorme, në Matohasanaj dhe në Tepelenë.
Lufta e Vlorës përfundoi më 3 shtator 1920.





