Në paketën fiskale për vitin 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë propozon unifikimin e akcizës për birrën, për prodhuesit vendas e të huaj, pavarësisht sasisë së prodhimit. Sipas draftit të siguruar nga ATSH, kjo masë do të çojë nivelin e akcizës nga 360 lekë/HL, në 710 lekë/HL/shkallë alkoolometrike. Sipas ligjit aktual, prodhuesit me kapacitet prodhimi nën 200 mijë hektolitra paguajnë 15 lekë akcizë për litër, ndërsa mbi këtë kufi 30 lekë për litër. Ky propozim vjen në linjë me parashikimet e Direktivës së Këshillit 92/83/KEE e 19 tetorit 1992 “Për harmonizimin e strukturave të akcizës për alkoolin dhe pijet alkoolike“, si dhe me rekomandimet e FMN-së për unifikimin e tarifave. Vendosja e fashës në akcizës ndaj birrës fillimisht kishte qëllim për të mbrojtur birrën vendase nga importi, por ekspertët thonë se u bë shkak për evazion, pasi fasha u shfrytëzua për raportime më të ulëta se fakti.http://ata.gov.al/2022/10/14/paketa-fiskale-2023-propozohet-unifikimi-i-akcizes-se-birres/