Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u takua me një grup gazetaresh të reja. “Gazetaret ishin ish-pjesëmarrëse në Laboratorin e Gazetarisë Investigative, program i mbështetur nga Ambasada e SHBA, të cilat kanë themeluar OJF-në Lajmëtarja”, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tiranë. Ambasadorja Kim dëgjoi gjetjet e punës së tyre kërkimore mbi situatën e gazetarëve në Shqipëri dhe i nxiti ato të qëndrojnë bashkë dhe të punojnë fort për të promovuar kushte të duhura pune për të gjithë gazetarët, burra apo gra. Lajmëtarja do të prezantojë gjetjet e studimit së shpejti.https://ata.gov.al/2022/11/16/kim-promovim-i-kushteve-te-duhura-te-punes-per-te-gjithe-gazetaret/
Promovim i kushteve të duhura të punës për të gjithë gazetarët
RELATED ARTICLES