Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAProkuroria po vonon nisjen e procesit 

Prokuroria po vonon nisjen e procesit 

Fillimi i procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve po vonohet për shkak të prokurorisë e cila nuk po i ofron mbrojtjes të gjitha provat shfajësuese, thotë avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe. Ai vlerëson se gjykata duhet t’i refuzojë dokumentet që Zyra e Prokurorit të Specializuar i merr nga Serbia, ndërsa thekson se kjo e fundit ka qenë historikisht e përfshirë në fabrikimin e dëshmive dhe dëshmitarëve. Në një intervistë për KosovaPress, avokati Kehoe flet për stërzgjatjen e procesit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sipas tij qëllimin e prokurorisë që ky gjykim të zgjasë më shumë se ai i Millosheviçit. Ai thotë se aktakuza është kundër UÇK-së dhe prokuroria po përpiqet ta dokumentojë atë si një organizatë sekrete. Kehoe fton bashkësinë ndërkombëtare që të kthejnë sytë nga Gjykata Speciale dhe siç thotë ai të shohin se çfarë po ndodh aty. Ai gjithashtu konsideron se duhet të ketë vëmendje më të madhe të institucioneve dhe shoqërisë kosovare për proceset në Gjykatë Speciale.http://ata.gov.al/2022/09/09/avokati-i-thacit-prokuroria-po-vonon-nisjen-e-procesit-gjyqesor-te-refuzohen-dokumentet-serbe/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments