Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIProjektligji për formalizimin e sektorit të bujqësisë

Projektligji për formalizimin e sektorit të bujqësisë

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, pas diskutimeve në disa seanca të mëparshme dhe miratimit në parim dhe nen për nen, miratoi në mbledhjen e sotme edhe në tërësi një sërë projektligjesh. Projektligjet që u miratuan ishin: “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” (nismë e deputetit, Taulant Balla), ”Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” (nismë e një grupi deputetësh të PD). Po ashtu, në mbledhjen e sotme të komisionit, u prezantua projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 48/ 2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”, të ndryshuar”, nismë e deputetit, Erion Braçe. Propozimi parashikon vendosjen e një afati të qartë për pagesat dhe kamatëvonesa në rastet e moskryerjes në kohë të detyrimeve dhe sipas Braçes, synon njëkohësisht formalizimin e tregut dhe gjithë sektorit të bujqësisë. Braçe u shpreh se, duke vendosur këtë shtrat ligjor synoj t’i japim një zgjidhje pagesave të vonuar. Në krahun tjetër, shtoi Braçe, synojmë formalizim akoma edhe më të madh që e shtyn bujkun drejt edhe kontratës me pikat e grumbullimit, dhe së dyti ligjërim të transaksionit përmes një fature që sot nuk funksionon. Bujku do i marrë paratë brenda një afati që është shumë i shkurtër, tha Braçe. Pas diskutimeve, komenteve dhe sugjerimeve të ndryshme, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments