“Shqipëria ka nivelin më të lartë në Evropë, së bashku me Greqinë sa i përket kapaciteteve të autoprodhimit. Ne lejojmë një autoprodhim prej 500 kilovat-orë, ndryshe nga disa shtete të Ballkanit që e kanë disafish më të ulët këtë vlerë“, u shpreh Balluku.
Sipas saj, parashikimet e tjera përfshijnë masa nxitëse dhe promovuese për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në sektorin e transportit dhe atë të ngrohjes dhe ftohjes.
Ajo informoi se po punohet për përmirësimin e infrastrukturës së karikimit të mjeteve me energji në të gjithë vendin.