Në draftin e MSHMS, thuhet se ky ligj ka për qëllim të përcaktojë masa që vendosin standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë për të gjitha substancat me origjinë njerëzore të synuara për aplikim te njeriu dhe për aktivitete të lidhura me ato substanca.
Gjithashtu, synohet që me këtë ligj të sigurohet një nivel i lartë i mbrojtjes së shëndetit të njeriut, veçanërisht për dhuruesit e gjakut, marrësit e gjakut dhe pasardhësit nga riprodhimi mjekësor i asistuar, duke përfshirë forcimin e vazhdimësisë së furnizimit me gjak.
Në draftin e hedhur për Konsultim Publik nga MSHMS thuhet që ky ligj nuk zbatohet për transplantin e organeve, qumështin e gjirit, kur përdoret ekskluzivisht për ushqyerjen e fëmijës, pa ndonjë përpunim të kryer nga një strukturë gjaku dhe për përdorim brenda çiftit, të cilat as nuk janë përpunuar dhe as nuk janë ruajtur para aplikimit ne njerëzit.
Sipas draftit, substancat e përfshira janë të gjitha substancat me origjinë njerëzore që aplikohen tek njerëzit kur këto substanca ndërveprojnë biologjikisht me trupin e marrësit të substancave njerëzore (SoHo). Këto janë gjaku dhe përbërësit e gjakut, indet dhe qelizat e tyre, qumështi i gjirit, të tjerë përbërës gjaku që nuk përdoren për transfuzion.





