Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTProjekti teknik i ekipeve përfaqësuese rajonale të vajzave

Projekti teknik i ekipeve përfaqësuese rajonale të vajzave

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Shoqatave Rajonale dhe me trajneret e ekipeve përfaqësuese rajonale të vajzave, të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Shkodrës dhe Fierit. Në këtë takim ishin të pranishëm Përgjegjësi i Sektorit të Futbollit të Vajzave në FSHF, Florian Riza, trajneri i Kombëtares shqiptare të vajzave, Armir Grima dhe trajneri i përfaqësueseve rajonale për moshën U-13/U-14, Erion Stavri. Drejtori Fulvio Pea u ka prezantuar të pranishmëve projektin e ri teknik për ekipet përfaqësuese rajonale të vajzave të vitlindjeve 2009-2012, një risi e FSHF-së që do të marrë jetë së shpejti.

Në kuadër të zhvillimit të talenteve të reja edhe në futbollin e vajzave, ekipet përfaqësuese rajonale të vitlindjeve 2009-2012 do të kryejnë dy herë stërvitje në javë, ndërsa në muajin qershor do të organizohet për herë të parë turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për vajzat. Drejtuesi i programit teknik do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare të vajzave, Armir Grima i cili do të bashkëpunojë ngushtë me trajneret femra të ekipeve përfaqësuese rajonale. Në këtë takim u diskutua gjerësisht edhe për objektivat që duhet të arrihen si edhe për mënyrën se si duhet përdorur metodologjia e stërvitjes për të përmirësuar në aspektin cilësor futbollistet e reja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments