Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIProjekti për turizmin i BB, vijon në Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Përmet

Projekti për turizmin i BB, vijon në Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Përmet

Banka Botërore vlerëson ecurinë e kënaqshme të zbatimit të programit të turizmit, që mbështetet nga BB me një kredi 71 milionë dollarë. Vlerësimi i fundit i Bankës për Programin për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turizmin që prek katër bashki Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Përmet nxjerr në pah edhe investimet konkrete që janë kryer si dhe ato që janë ende në proces. Sipas BB punimet civile të rrugës me kalldrëm të këmbësoreve dhe aksesit të makinave Kalaja e Beratit dhe shëtitores dhe shkalleve të Sarandës, përmirësimi i integruar urban dhe i ndriçimit në Përmet, rruga me kalldrëm e Pazarit të Gjirokastrës, Sistemi i Muzeve dhe punime rehabilitimi në kalanë Gjirokastër kanë përfunduar. Ndërkohë punimet civile të përmirësimit të integruar urban në Berat, Sarandë dhe Gjirokastër janë duke u zbatuar. Përsa i takon punimeve për përmirësimin e zonave turistike të Bënjës dhe pikave panoramike përgjatë korridorit turistik janë në vazhdim; dizajni për përmirësimin e zonës turistike të Zvërnecit është finalizuar dhe janë kontraktuar punimet civile; konsulenca e projektimit për sitet turistike të Kalasë së Gjirokastrës si dhe Kalasë së Borshit, Kalasë së Kaninës dhe Shpellës së Spillesë janë në zbatim. “Konsulenca për Strategjinë e Kërkimit dhe Zhvillimit të Tregut ka përfunduar. Shërbimet e konsulencës për partneritetin e menaxhimit të destinacionit, Zhvillimin e Tregut për Jugun e Shqipërisë, Zhvillimin e Produkteve Turistike dhe Sistemi i Statistikave të Turizmit janë aktualisht në zbatim”, thuhet në përmbledhjen e Bankës Botërore. Projekti për turizmin nisi në vitin 2016 me një financim 71 milionë dollarë dhe u bë efektiv në vitin 2017. Fillimisht data e parë e mbylljes ishte 31 korriku 2022, por më pas u shty për 31 korrik 2025. Aktualisht për këtë projekt janë disbursuar deri tani 42 milionë usd.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments