Friday, February 21, 2025
HomeSOCIALEProjekti për sheshin e Xhamisë së Madhe në Shkodër

Projekti për sheshin e Xhamisë së Madhe në Shkodër

Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka ndarë në rrjetet sociale disa imazhe nga koncepti fillestar propozuar nga studioja Casanova & Hernandez Architects për projektin e sheshit të Xhamisë së Madhe.

Sipas Becit, “projekti përfshin një shesh publik që vë më në pah monumentalitetin e xhamisë Ebu Bekër dhe shërben si hapësirë publike dhe ceremoniale, një parkim nëntokësor në funksion të qendrës së qytetit dhe hapësira moderne për aktivitete tregtare e sociale në respekt të objektit të kultit”.

“Projekti është në zhvillim e sipër dhe do të reflektojë komentet nga të gjithë aktorët; jam i sigurt se është një zhvillim i mirëpritur pozitiv për qendrën e qytetit tonë”, shkruan Beci.

Rilindja e Muzeut të Kujtesës, si dhe rindërtimi  i hapësirës përreth Xhamisë së Shkodrës janë vepra të arkitektit Jesus Hernandez, njëkohësisht hartues i projekteve të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, qilimit të gurtë të Zogajt, si edhe hyrjes së re të Shkodrës.

Realizimi i tyre me mbështetjen e qeverisë shqiptare, do t’i kthejë këto dy godina, në dy pika kyçe referimi për qytetarët, vizitorët dhe turistët në Shkodër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ