Projekti për Teatrin e Ri Kombëtar ka hyrë tashmë në etapën e realizmit ndërtimor ndërsa punimet vazhdojnë me intensitet pas hedhjes së themeleve.

Godina e re e Teatrit Kombëtar po merr formë në vendin ku ngrihej teatri i vjetër. Sipas projektit, ndërtesa është ndarë në dy pjesë: një për aktorët dhe administratën, dhe një tjetër për publikun.

Teatri i Ri Kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, por pritet të hyjë në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Evropë.

Ky teatër dita-ditës po ngrihet si vepër arkitektonike që do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit dhe arkitekturës bashkëkohore.