Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar projektin për ndërtimin e një hoteli pranë kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.

Ky vendim erdhi për të krijuar një ambient të posaçëm për akomodimin e ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve dhe për të minimizuar shpenzimet e akomodimit.

Komiteti Ekzekutiv ka miratuar gjithashtu përzgjedhjen e “H & Co.KG” për projektimin e hotelit, e njëjta që ka projektuar edhe kompleksin “Shtëpia e Futbollit”.

FSHF thekson se, ky hap tregon përkushtimin  për krijimin e kushteve optimale për ekipet kombëtare dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe komerciale të kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.