Ky projekt synon përmirësimin e zinxhirit ushqimor nga ferma në tavolinë, rritjen e vlerës së produkteve bujqësore, forcimin e sigurisë ushqimore dhe garantimin e sistemeve moderne të vaditjes dhe kullimit.
Palët diskutuan gjithashtu orientimet dhe masat që duhen ndërmarrë për avancimin e projektit, me qëllim arritjen e rezultateve konkrete dhe të qëndrueshme, në përputhje me vizionin “Bujqësia 2030”, ku fermeri mbetet në qendër të politikave për zhvillimin rural të qëndrueshëm.
“Diskutuam orientimet dhe masat e nevojshme për avancimin e projektit dhe për arritjen e rezultateve konkrete dhe të qëndrueshme, për t’i dhënë hov vizionit tonë për “Bujqësia 2030″, ku fermeri mbetet në qendër të politikave dhe zhvillimit rural të qëndrueshëm”, deklaroi ministri Salla