Projekti Arkeologjik i Shkodrës fiton çmimin prestigjioz ndërkombëtar

0
1

Projekti Arkeologjik i Shkodrës (PASH), një bashkëpunim mes Universitetit të Michigan-it dhe Universitetit të Tiranës, ka fituar çmimin prestigjioz Anna Marguerite McCann Award for Fieldwork Reports 2025 nga Instituti Arkeologjik i Amerikës (AIA).

“Lajm i shkëlqyer për arkeologjinë shqiptare!”, e cilëson Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore fitimin e këtij çmimi prestigjioz shkencor.

IKTK njoftoi sot se projekti, i drejtuar nga Michael L. Galatey dhe Lorenc Bejko, përqendrohet në studimin e ndryshimeve të vendbanimeve dhe sjelljeve sociale nga Parahistoria deri në ditët e sotme.

Rezultatet përfshijnë studime mbi tre vendbanime, tre tuma, artefaktet/objektet prej qeramike dhe guri, si dhe analiza te izotopeve faunale e petrografike. Këto gjetje janë thelbësore për avancimin e kërkimeve arkeologjike.