Një tjetër investim me fonde të qeverisë së Kosovës që përfiton bashkia e Hasit. Fshatrat Gorozhup-Pogaj do të lidhen me Prizrenin me rrugë të asfaltuar. Kjo në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për ndërtimin e rrugëve lidhëse të fshatrave ndërkufitarë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Investimi që nis së zbatuari këtë vit sipas Kryebashkiakut të Hasit Myftar Dauti do të shkurtojë më shumë lidhjen rrugore të Hasit me Prizrenin.
Kohë më parë është rregulluar dhe asfaltuar rruga ndërkufitare në segmentin Krumë-Dobrunë,që ka lehtësuar lëvizjen e banorëve të fshatit Dobrunë, që ndodhet 10 kilometra larg nga Gjakova dhe 20 kilometra larg nga Kruma ndërkohë që po punohet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës kufitare Kërstec Pakisht –Zapod.