Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEProjekte inovative për trajtimin e ujërave të bardha dhe të zeza në...

Projekte inovative për trajtimin e ujërave të bardha dhe të zeza në Vlorë

Vlora do të zhvillohet shpejt e intensivisht edhe falë një rrjeti kontaktesh me individë e organizma të gatshëm për të ndihmuar e mbështetur ambicien tonë. Kështu theksoi sot kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në një postim në rrjetet sociale. Dredha priti në një takim në mjediset e bashkisë së Vlorës me presidentin e shoqatës ndërkombëtare “Universo Humanitas” me qendër në Salerno, Itali Dott.

Roberto Schiavone di Favignana, si dhe me Luigi Garbo, drejtori kombëtar për qytetin e Sorentos, Itali, Fabrizio Saliola, drejtori kombëtar për qytetin e Romës dhe Astrit Aliaj, drejtor kombëtar për Shqipërinë. Kryebashkiaku Dredha u shpreh se “në mënyrë të veçantë mirëprita ofertën e tyre të bazuar në projekte inovative për trajtimin e ujërave të bardha dhe të zeza, një çështje që duhet ta zgjidhim në terma afatgjatë për Vlorën”.

“Miqtë u treguan të gatshëm të presin në Itali një delegacion sipërmarrësish dhe ekspertësh të mjedisit nga Bashkia e Vlorës për të parë nga afër funksionin e reaktorëve teknikë purifikues”, tha Dredha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments