Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIProjekte infrastrukturore në Pogradec

Projekte infrastrukturore në Pogradec

Rikonstruksioni dhe shtrimi me asfalt i dy akseve rrugore në zonën e “ish-Parkut” dhe “ish-Divizioni”, janë projektet e radhës, të financuara nga bashkia e Pogradecit në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të standardeve të infrastrukturës rrugore në qytet. Kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli inspektoi nga afër gjendjen infrastrukturore në këto dy rrugë të qytetet, që do t’i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë në kuadër të projektit të Bashkisë, për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të qytetit. Xhakolli tha se, projekti për riparimin e rrugëve në zonën e “ish-Parkut” dhe “ish-Divizioni” sapo ka nisur dhe investimi synon të përmirësojë tërësisht qarkullimin në këto akse, duke eleminuar përmbytjet dhe siguruar ndriçim e gjelbërim të plotë. Gjatë inspektimit të punimeve kryebashkiaku Xhakolli, takoi dhe komunikoi edhe me banorë të zonës. Muret rrethuese të shtëpive të të cilëve preken nga zgjerimi i rrugës duhen prishur për të realizuar shtrimin e rrugës dhe zgjerimin e saj, në mënyrë që të jetë e aksesueshme për zjarrfikësen, ambulancën apo mjetet e pastrimit. “Së shpejti edhe kjo pjesë e qytetit do marrë investimin e pritur prej shumë vitesh, ashtu si një tjetër investim për ndërtimin e tregut të ri të qytetit do të zbatohet këtu duke sjellë në zonë një tjetër hov zhvillimi”, tha Xhakolli, teksa shtoi se bashkia Pogradec ka në vëmendje prioritare punët publike me ndikim në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e turizmit në qytetin e bukur liqenor.https://ata.gov.al/2022/09/16/dy-investime-per-projekte-infrastrukturore-ne-pogradec/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ