Drejtor i Divizionit Teknik pranë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Ermal Nuri foli mbi prioritetet teknologjike të projekteve hibride, integrimin e ruajtjes së energjisë dhe uljen e varësisë nga importet.

KESH vijon të jetë një aktor kyç në tranzicionin e gjelbër, duke ndërtuar ura bashkëpunimi për një të ardhme energjetike më të qëndrueshme në rajon.

Shqipëria synon të pozicionohet si një lider rajonal në prodhimin dhe eksportin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030, përmes një strategjie ambicioze zhvillimi në sektorin energjetik.

Gjatë 4 viteve në vijim, vendi do të shtojë kapacitetet e prodhimit nga burime të rinovueshme çdo vit, duke arritur një total prej 1500 MW deri në vitin 2030.

Një nga projektet kryesore, është ndërtimi i parkut më të madh eolik në Tropojë, me kapacitet prej 600 MW.

Investimet në vitet e fundit kanë bërë të mundur dyfishimin e kapaciteteve energjetike, nga 1768 MW në 3298 MW, si dhe uljen e humbjeve në shpërndarje nga 50% në 17%.