Një projekt i UN-Habitat, në kuadër të programit për “Zhvillim Gjithëpërfshirës” të financuar nga qeveria e Suedisë, po bën të mundur përcaktimin e metodologjisë për ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e qendrës historike të Prishtinës. Projekti, i cili ka marrë mbështetje financiare edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, synon zhvillimin e qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës. Grupi kryesor i punës diskutoi sot metodologjinë për studimin e fizibilitetit për Qendrën Historike të Prishtinës të propozuar nga eksperti italian i Trashëgimisë Kulturore, përfshirë aktivitetet e planifikuara në zbatim të saj dhe koordinimin për punën e përbashkët, në të ardhmen. Fizibiliteti dhe plani i menaxhimit do të përcaktojë ruajtjen, mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e qendrës historike, një zonë me vlerë për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Ky studim do të analizojë fuqitë e ndryshimit nga aspektet kulturore, mjedisore dhe socio-ekonomike dhe do të mundësojë mbrojtjen, përmirësimin dhe zhvillimin e koordinuar. Projekti do të zhvillojë strategji dhe veprime inovative, gjithnjë duke u bazuar në legjislaturën lokale e ndërkombëtare si dhe konventat dhe praktikat më të mira botërore. Së shpejti do të nisë edhe puna në terren për zbatimin e kësaj metodologjie.https://ata.gov.al/2022/09/01/projekt-per-zhvillimin-e-qendres-historike-te-prishtines/
Projekt për zhvillimin e qendrës historike të Prishtinës
RELATED ARTICLES