100 banesa sociale me kosto të ulët pritet të krijojnë mundësi të reja strehimi në qytetin e Lezhës.Sipas Ndreut, ky investim synon mundësi strehimi për 100 familje me të ardhura të ulëta dhe grupet vulnerabël, duke garantuar kushte dinjitoze jetese dhe më shumë siguri sociale.

Ndreu tha, se sot u diskutuan fazat e projektit, si dhe mënyrat se si ky program do të integrohet me planet e zhvillimit urban të Bashkisë Lezhë.

“Bashkia është e përkushtuar të punojë ngushtësisht me institucionet qendrore për të siguruar fondet, mbështetjen teknike dhe realizimin sa më efikas të këtij projekti, i cili do të sjellë përfitime afatgjata për komunitetin tonë”, tha Ndreu