Projekti i menaxhimit të mbetjeve të ngurta parashikon hartimin e projektit për mbylljen përfundimtare të fushës së vjetër të mbetjeve pranë qytetit të Korçës (rruga drejt Ravonikut), hartimin e projektit për landfillin e inerteve (mbetje ndërtimi) për Bashkinë Korçë.
Po ashtu, parashikohet hartimi i projektit për një qendër ndarjeje të mbetjeve pranë landfillit të Maliqit si dhe studime për trajtimin e mbetjeve të gjelbra dhe mbetjeve të ngurta në territor.
Bashkia Korçë bëri të ditur se do të vijojë angazhimin për ndërtimin e një sistemi modern, të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin për menaxhimin e mbetjeve, në shërbim të banorëve dhe të ardhmes së Korçë




