Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEProjekt 3-vjeçar për të ndihmuar shtresat vulnerabël

Projekt 3-vjeçar për të ndihmuar shtresat vulnerabël

Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, zhvilloi një takim me përfaqësues të fondacionit DORCAS në Korçë, në kuadër të projektit “Rrjetat Komunitare të Sigurisë”, me qëllim ndërgjegjësimin dhe aktivizimin e anëtarëve të komunitetit në mbështetje të shtresave në nevojë. Projekti do të zbatohet në një periudhë 3-vjeçare (deri në 2026) edhe në shkollat e arsimit parauniversitar në Korçë, Maliq, Devoll, Ersekë dhe Pustec, duke ofruar mbështetje për mësuesit dhe nxënësit në organizimin e orëve me këtë tematikë, kombinuar me vizita në terren tek grupet vulnerabël dhe në organizmin e aktiviteteve ndërgjegjësuese. Jole sqaroi se oganizata DORCAS punon në qarkun e Korçës prej 30 vitesh, duke mbështetur fëmijët, të rinjtë, familjet dhe të moshuarit në situatë të vështirë ekonomike dhe sociale. “Të tilla nisma përveçse edukojnë brezin e ri, nxisin edhe empatinë e vullnetarizimin tek të gjithë aktorët e shoqërisë, duke filluar nga institucionet shtetërore, universiteti, shkollat, sektori privat, të rinjtë në tërësi, për të mos e ndërprerë përpjekjen e vazhdueshme për konsolidimin e kulturës së solidaritetit, duke iu ardhur në ndihmë grupeve më vulnerabël me mbështetje konkrete sociale e material”, deklaroi prefekti Jole. Sipas tij, sfida e të gjithëve, është ndërtimi i një klimë solidariteti në komunitet, duke garantuar jo vetëm ofrimin e shërbimeve sa më cilësore të detyruara nga institucionet, por edhe duke kontribuuar aktivisht në sigurimin e burimeve alternative që ofrojnë përkrahje dhe kujdes të vazhdueshëm për ta, si shenjë e një bashkëjetese komunitare që nuk përjashton askënd nga vëmendja dhe kujdesi, duke filluar nga mosha e tretë, fëmijët dhe çdo kategori tjetër sociale në nevojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments