Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIProgramin BFC SEE për investime, ftesë bashkive për aplikim

Programin BFC SEE për investime, ftesë bashkive për aplikim

Vetëqeverisjet vendore nga i tërë rajoni, nga sot kanë mundësinë të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin e certifikimit të qyteteve dhe bashkive me ambient të favorshëm biznesi në Evropën Juglindore (BFC SEE) dhe në këtë mënyrë të avancojnë kushtet për tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin më të shpejtë të ekonomisë ekzistuese. Partneriteti për një rajon më konkurrues (CORE Partnership) në bashkëpunim me Bashkëpunimin Gjerman për Zhvillim të Zbatuar nga GIZ, kanë një ftesë publike për drejtuesit e vetqeverisjeve vendore që duke ndjekur kriteret e çertifikimit BFC SEE të avancojnë punën dhe efikasitetin e administratës lokale, dhe në këtë mënyrë të meritojnë epitetin e qytetit me klimë të favorshme ekonomike. Ftesa është e hapur për gjithsej 50 vetëqeverisje vendore të Europës Juglindore, të cilat deri më tani nuk kanë marrë pjesë në Programin BFC SEE. “Ftesën ia drejtojmë liderëve lokal të orientuar drejt reformave të cilët me anë të pjesëmarrjes në Program hyjnë në garë rajonale për investime të qëndrueshme dhe një standard më të mirë jetësor. Hapi fillestar në këtë proces është që bashkitë të njohin potencialet unike dhe rolin e ekonomisë në krijimin e strategjisë zhvillimore të qëndrueshme. Programi BFC SEE ndihmon në këtë proces sepse jep udhëzime të qarta për ruajtjen e punësimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës përmes forcimit të partneritetit me biznesin lokal. Kriteret përcjellin planet zhvillimore dhe hapësinore dhe ndihmojnë që të avancohen kapacitetet organizative, efikasiteti dhe niveli i digjitalizimit të shërbimeve bashkiake. Standardet rendisin konkurrencën në pikëpamje të tarifave lokale dhe posaçërisht vlerëson mbështetjen për sipërmarrjen, inovacionet dhe ekonominë e gjelbër”, thotë Adelina Farrici, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Autonominë Vendore (SHAV). Programi BFC SEE implementohet nga viti 2012 dhe deri më tani më shumë se 100 qytete dhe bashki kanë kaluar nëpër procesin e çertifikimit, kurse aktualisht 45 vetëqeverisje vendore posedojnë certifikatën që paraqet një vulë cilësie të mjedisit të tyre të biznesit. Rezultatet e hulumtimit që ka bërë Partneriteti për Rajon Konkurrues tregojnë se më shumë se tri të katërtat e vetëqeverisjeve vendore të cilat kanë kaluar nëpër këtë proces, konsiderojnë se ka qenë i dobishëm dhe theksojnë se më së shumti i ka motivuar avancimi i efikasitetit të punës së administratës, tërheqja e investimeve të reja dhe njohja e vetqeverisjes vendore. Gjithsej 98 % deklaruan se Programin BFC SEE do t’ia rekomandonin edhe qyteteve dhe bashkive tjera. Procesi i certifikimit zgjatë 12 muaj dhe fillon me trajnimin e ekipit të bashkive që është përgjegjës për përmbushjen e kritereve të caktuara. Vijon procesi i vlerësimit, gjatë së cilit vlerësohet gjendja aktuale në bashki, pas së cilës kryetarit të bashkisë i dërgohet një raport me rekomandime konkrete për avancim që duhet të implementohet gjatë periudhës së caktuar. Në fund të procesit, komisioni i pavarur verifikues vlerëson nëse bashkia përmbush kushtet për të marrë certifikatën BFC SEE. “Gëzohemi që bashkitë e Shqipërisë kanë mundësinë që t’i bashkëngjiten vetëqeverisjeve vendore më të suksesshme në rajon, kur bëhet fjalë për tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin e ekonomisë lokale. Dëshirojmë t’i motivojmë që t’i bashkohen klubit të më të mirëve në rajon. Certifikata BFC SEE bashkive iu sjell njohje me vetëqeverisjet e tjera vendore, duke u pozicionuar në hartën investuese të Europës Juglindore dhe mundësi më të mëdha për tërheqjen e investimeve. Në këtë proces bashkitë fitojnë edhe mundësinë për pjesëmarrje në projektet rajonale që financohen nga donatorët ndërkombëtar dhe mundësinë për shkëmbimin e njohurive me bashkitë më të suksesshme. E gjithë kjo në fund rezulton në krijimin e vendeve të reja të punës dhe jetesë më cilësore të qytetarëve”, thekson Farrici. Për pjesëmarrje në Program, bashkitë e interesuara mund të dërgojnë aplikacionin përmes webfaqes www.bfc-see.org ose të kontaktojnë Shoqatën për Autonominë Vendore (SHAV) [email protected] si Sekretarit Teknik kompetent për implementimin e Programit BFC SEE në Shqipëri. Në periudhën e ardhshme do të organizohet edhe sesioni informativ “Si të arrini standardin ndërkombëtar të çertifikimit BFC SEE”. Me këtë rast të gjithë bashkive të interesuara do të marrin informacion shtesë rreth detajeve dhe kushteve të pjesëmarrjes në Programin BFC SEE.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments