Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga AADF për zgjerimin e programit READ – Ekspertiza e Kërkimit nga Diaspora Akademike. “Ky program që deri më sot ka përfshirë 10 universitete publike, tashmë zgjerohet edhe me 5 universitete të tjera jopublike, të cilët kanë krijuar tashmë një bashkëpunim të qëndrueshëm me diasporën akademike”, tha Kushi. Akademikët shqiptarë, kryesisht nga universitete në Evropën Perëndimore dhe SHBA, janë përfshirë në këtë program duke dhënë kontribut në rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë. Ministrja Kushi bëri të ditur se, “ndamë edhe disa nga arritjet e pedagogëve, kërkuesve tanë në programet e kërkimit shkencor të BE-së, si “Horizont Evropa” dhe “Erasmus””. Kushi shprehu mirënjohje për kontributin e AADF-së, jo vetëm për këtë program, por edhe të gjitha projektet e tjera të përbashkëta në fushën e arsimit. ATSH
Programi READ:Me diasporën akademike
RELATED ARTICLES