Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIProgrami për subvencionimin e energjisë për konsumatorët e cenueshëm

Programi për subvencionimin e energjisë për konsumatorët e cenueshëm

Është prezantuar programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike, i cili parasheh t’i ndihmojë më së shumti personat me aftësi të kufizuara, prindërit vetushqyes e pensionistët. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky është program një vjeçar i cili fokusohet në subvencionim e faturave të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm të ardhurat mesatare mujore të të cilëve janë nën 150 euro për anëtar të familjes. Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, tregoi cilat familje mund të kualifikohen në këtë program. Murati tha se shpejtë do të dalin edhe me njoftime lidhur me procedurën e aplikimit. “Programi parasheh qe të gjitha familjet të cilat mesatarisht kanë më pak se 150 euro të ardhura mujore për anëtar të familjes. Pra, nëse një familje ka katër anëtar parashihet që nëse ka më pak se 600 euro të ardhura mujore mesatare mund të kualifikohet për programin dhe shuma e subvencionimit pastaj do të varët varësisht më pak sesa pragu i nevojshëm që merr. Për këtë do të hapet edhe forma e aplikimit që është gati por që gjatë ditëve në vijim do të dalim me njoftime si Ministri për formularin e aplikimit, ku të gjithë do ta kenë mundësinë që të aplikojnë”, tha Murati. Ndërsa, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, u shpreh se nga ky program presin që të përfitojnë më së shumti familjet që janë në gjendje të rëndë ekonomike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ