Thursday, October 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIProgrami IPARD:Investim prej 15 ha arra në Kolonjë

Programi IPARD:Investim prej 15 ha arra në Kolonjë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca solli sot shembullin e Eraldit dhe Endrit, të cilët me mbështetjen financiare të programit IPARD kanë investuar 15 hektarë arra në Shtik të Kolonjës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Krifa shprehet se “Eraldi dhe Endri janë dy shembuj kuptimplotë të mbështetjes financiare për njerëzit e punës, që me idetë, projektet, disiplinën me kriteret e shtetit dhe vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund ëndrrës, punojnë dhe përfitojnë fondet e bujqësisë për ta realizuar atë përmes programeve tona me kritere plotësisht transparente”. “Si ata, janë mbi 700 investues e përfitues dhe ndër ta 40% start up, të cilat ne i mbështesim, i publikojmë e promovojmë sa mundemi”, tha Krifca. Ministrja Krifca u shpreh se “djemtë kanë investuar 15 ha arra në Shtik të Kolonjës, aty ku realiteti faktik është kthimi i jetës në një zonë shumë të thellë të Shqipërisë duke lulëzuar toka lënë djerrë ndër vite. Nuk është bloza e të pavërtetave politike që mediatizohen fëlliqësisht, por modeli rrezatues i njerëzve të punës që aspirojnë e ndërtojnë sukses në bujqësi me histori frytdhënëse për këtë vend”. Eraldi dhe Endri theksuan se “ua rekomandojmë të gjithë bashkëmoshatarëve tanë, pasi sot problemi kryesor është emigrimi, ikja e të rinjve, si dhe të aplikojnë në programin e IPARD”.https://ata.gov.al/2022/11/02/programi-ipard-krifca-dy-te-rinj-nga-tirana-investim-prej-15-ha-arra-ne-kolonje/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments