Monday, October 28, 2024
HomeSOCIALEProgram të edukimit mediatik për universitetet shqiptare

Program të edukimit mediatik për universitetet shqiptare

Ambasada e SHBA ka punuar në partneritet me Institutin Shqiptar të Medias këto 20 muajt e fundit në një program të edukimit mediatik për universitetet shqiptare. Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Chad Twitty foli në aktivitetin përmbyllës për rëndësinë e edukimit mediatik në një mjedis informacioni të ngopur me keqinformim. Gjatë programit, studentë dhe profesorë në 10 universitete apo fakultete shqiptare morën trajnime për aftësi të rëndësishme të të menduarit kritik dhe analitik, së bashku me aktivitetet e iniciuara nga studentët dhe edukimin e komunitetit. Ambasada falënderon partnerët që bënë të mundur këtë projekt, si Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, Universitetin Fan Noli në Korçë, Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër, Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Universitetin e Mjekësisë, Universitetin e Bujqësisë, Universitetin Polis dhe Kolegjin Universitar Beder. Ambasada e SHBA-ve shprehet se “është krenare që mbështet programet e edukimit mediatik në Shqipëri”. Po ashtu ambasada bën të ditur se “do të nisë fazën tjetër të programit në vitin 2023”.https://ata.gov.al/2022/12/19/ambasada-e-shba-ve-program-te-edukimit-mediatik-per-universitetet-shqiptare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments