“Prej vitit 2021 pas krizës shëndetësore të COVID, AKEP ka qenë i angazhuar maksimalisht në çështjet e sigurisë kibernetike. Për sa i përket ndërhyrjes së huaj, që nga viti 2021 kemi filluar një program investimesh për çështjen e sigurisë kibernetike. Ne administrojmë 5 infrastruktura kritike për momentin. Që prej muajit shkurt 2022, kur ndodhi agresioni rus në Ukrainë, AKEP ka pasur vëmendje maksimale ndaj ndërhyrjeve të huaja të dëmshme në shërbimin elektronik”, tha Frashëri.

Lidhur me ndërhyrjet me qëllim dezinformimin, ai informoi se janë mbyllur rreth 155 domaine ruse dhe 8 të tjera që i përkasin grupeve të hakerimit të të dhënave.

Frashëri shpjegoi ndër të tjera se sulmet ndodhin kryesisht gjatë ditëve të festave apo pushimeve të verës, kur ka edhe më shumë neglizhencë nga operatorët ndaj sistemit.

Ndaj, kemi rekomanduar tek operatorët edhe të trajnojnë ekipe të veçanta për këto raste, theksoi ai, teksa nënvizoi se,”qëllimi i tyre është të rrëzojnë sistemin, të nxjerrin nga shërbimi, të shkatërrojnë të dhënat”.

“Ndaj, nuk duhet hapur çdo mesazh që vjen në telefon apo në postën elektronike”, tha Frashëri.