Sunday, April 13, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREProgram gjithëpërfshirës i TKOB-it për muajin nëntor

Program gjithëpërfshirës i TKOB-it për muajin nëntor

Nëntori i krenarisë mbarëkombëtare do të bëjë bashkë në TKOB të gjithë shqiptarët, nga arbëreshët e deri te diaspora jonë nëpër botë. Por në programin e TKOB për këtë muaj, vëmendja do drejtohet veçanërisht nga fëmijët me aftësi ndryshe. “TKOB është shtëpia e të gjithëve pa dallim, dhe këtë muaj kemi menduar të vijmë me koncerte të veçantë, dedikuar fëmijëve me aftësi ndryshe, dhe personave që nuk shikojnë. Sepse TKOB është teatri i përjetimeve dhe i mundësive”, thuhet në një njoftim online në faqen e Teatrit të Operas e Baletit. Kalendari artistik i muajit nëntor do të nisë me muzikën më të mirë shqiptare të kompozuar ndër vite. Më pas do të shfaqet premierë absolute opera “Attila”, një histori e pushtetit barbar, tradhtisë dhe dëshirës për liri. Muzika jazz si çdo të mërkurë do kumbojë në hollin koncertor, me festivalin “Wednesday in Jazz”. Ansambli, Orkestra dhe Kori do të vijnë këtë muaj me koncerte simfonikë, instrumentalo-simfonikë dhe etno-muzikalë, për të përmbushur mozaikun kulturor, me muzikë tradite dhe simfoni shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ