Mund të duket e çuditshme për mesa duket punët të cilat kërkojnë aktivitet fizik mund të rrisin rrezikun e demencës më vonë në jetë. Një studim në “The Lancet” zbuloi se njerëzit që punojnë në punë të cilat kërkojnë aktivitet fizik mesatar deri në të lartë kanë një rrezik më të madh të demencës. Sipas studimit ata që punonin një punë me aktivitet të shtuat fizik midis moshës 33 dhe 65 vjeç kishin një rrezik prej 72 për qind më të lartë për te zhvilluar demencë në të 70-at e tyre sesa njerëzit që kishin punë në zyrë. Autorët e studimit arritën në përfundimin se aktiviteti i shtuar i punës fizike vendos stres në trup dhe mendje. Kërkesat më të mëdha fizike, mungesa e kohës së pushimit ose koha për t’u rikuperuar dhe rraskapitja mund të çojë në ‘lodhje’ të trupit dhe mendjes, gjë që mund të përkeqësojë aftësinë e të kuptuarit. Për më tepër, profesionet me aktivitet të shtuar fizik përfshijnë periudha të gjata kohore në këmbë, punë manuale, stres dhe një orar të vështirë.
Profesionet me aktivitet të shtuar fizik mund të rrisin rrezikun për demencë
RELATED ARTICLES