Profesionalizmi dhe përgatitja e detarëve

0
4

Qendra Kombëtare Polumbare ka për mision garantimin e aftësimit, gatishmërisë operacionale dhe ndërhyrjes së specializuar në operacione nënujore, përfshirë kërkim-shpëtimin, inspektimet teknike, neutralizimin e rreziqeve dhe mbështetjen e misioneve detare.Në kuadër të këtij misioni kërkues dhe me përgjegjësi të lartë, Detari i Klasit II, Ledjon Çeloaliaj, u veçua si një shembull i përkushtimit, disiplinës dhe profesionalizmit që karakterizon brezin e ri të polumbarëve të Forcës Detare shqiptare.

“Është një punë që zhvillohet shpesh larg vëmendjes së publikut, por me rëndësi thelbësore strategjike për sigurinë detare dhe mbrojtjen e vendit,” u shpreh ministri Vengu në një postim në rrjetet sociale.