Sot bujqësia ka arritur një model suksesi falë investimeve të sipërmarrjes bujqësore në mbarë vendin, duke arritur në 572.4 milionë dollarë eksporte deri në fund të vitit 2024, ku kontribut kryesor jep prodhimi bujqësor në serra.
Sot janë 2164 hektarë serra, ndërkohë që synimi i MBZHR është që deri në vitin 2030, vëllimi i prodhimit të perimeve dhe mbjelljeve të tjera në serra të rritet me 1 mijë hektarë.