Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit u rrit me 38.3 %, duke arritur vlerën 2.787 GWh nga 2.016 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2022. Sipas raportit “Bilanci i energjisë elektrike” të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57.9 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 41.5 % dhe nga prodhuesit fotovoltaikë në masën 0.6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike. Referuar raportit, importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e parë të vitit 2023, arriti vlerën 246 GWh nga 715 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një ulje me 2.9 herë. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 904 GWh nga 373 GWh, duke shënuar një rritje me 2.4 herë.atsh
Prodhimi i energjisë elektrike në 3-mujorin e parë, rritje me 38.3 %
RELATED ARTICLES